Që të dukeni chic edhe me pantallona të shkurtër

Veshjet e verës janë më të shumta dhe njeriu ka më shumë zgjedhje, por sa prej këtyre veshjeve mund të vishën në punë.

Si në çdo institucion dhe në vendin ku ju mund të punoni, respektohet një kod veshjeje që mund t’ju kushtëzojë në zgjedhjet tuaja.

Rripat, dekoltetë shumë të hapura, minifundet apo fustanet shumë të shkurtër mund të jenë të ndaluara, por në fotogalerinë e mëposhtme ne do t’ju tregojmë sesi të vishni pantallonat e shkurtra pa e ekzagjeruar pamjen tuaj !

Ndoshta i keni hedhur në një cep të garderobës sepse kurrë nuk do të guxonit t’i vishnit, por duhet të guxoni me disa kombinime serioze aq sa dhe chik.

Të veshura në këtë mënyrë jo vetëm që nuk do të merrni asnjë vërejtje nga burimet njerëzore në punën tuaj, por do të bëni që të gjithë koleget t’ju komplimentojnë për pamjen.

Materiali xhins mbetet gjithmonë i preferuar !

Në mënyrë që të mos dukeni sikur po shkoni në plazh zgjidhni ato modele që shkojnë përshtat ambientit ndaj ne mendojmë se kjo është gjatësia ideale!

Aksesorët janë gjithashtu jo pak të rëndësishëm.

Mos harroni po shkoni në punë dhe nuk jeni me pushime.

Kostumi mbetet gjithmonë një must i garderobës! Kur shohim këtë outfit duket se është e pamundur t’i vendosim një orë !

Është i përshtatshëm si për punë ashtu edhe orët e darkës. Aksesorët shtesë janë ato që ndryshojnë theksin e outfitit.

Pantallona të bardha dhe këmishë me printe !

Ky kombinim është thjesht fantastik! Do e kopjonim menjëherë

Streçet e çiklistit duket se janë vetëm për stërvitje, por nëse do të dini të zgjidhni mirë pjesën e sipërme të veshjes, mund të shndërrohen shumë mirë në një veshje për punë.

Ju sugjerojmë xhaketat dhe takat për ta ngritur nivelin e outfitit për zyrë e të mos dukeni sikur po dilni për vrap.