Puthja që mund ta fut në telashe të madhe Donald Trump-in

Donald Trump mund të gjendet në në telashe të madhe pas kësaj puthje, e si do të rrjedh ngjarja e presidentiti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do e përciellim në vazhdimësi.

Ish-pjesëtarja e stafit të fushatës së Trump, Alva Johnson, pretendon se Presidenti e ka puthur në mënyrë arrogante, pa konsensus dhe me forcë, gjatë një takimi elektoral të mbajtur në vitin 2016.

Lajmi ka bërë bujë në mediat botërore, ndërsa në lëvizje janë edhe avokatët e Donald Trump.

Ata kanë publikuar një video, në të cilën dëgjohet Johnson të thotë se prej 8 muajsh ka lënë familjen e saj, për të kontribuar për fushatën e Trump.

Në video shihet edhe momenti i puthjes, që tani Johnson pretendon se ishte e papërshtatshme.