Pushimet e shtrenjta të Ronaldos me Georginian pasi u shpall kampion

Pasi u shpall kampion i Italisë, Cristiano Ronaldo ka gjetur kohë për të pushuar me Georginian.

Skuadra e Juventus është shpallur kampionë në Serie A, pas fitores së shënuar kundër Fiorentinës.

Për yllin e skuadrës së Juves, Cristiano Ronaldon, ky ishte trofeu i parë i fituar me ‘Biankonerët’ dhe portugezi nuk ka fshehur gëzimin e tij.

E pas këtij gëzimi ai ka zgjedhur Kroacinë për të shkuar në pushime me partneren Georgina Rodriguez.

Thuhet se hoteli ku po qëndrojnë ata kushton për një natë 7.000 euro. Pamje nga vendi përrallor ku dyshja janë duke pushuar ka ndarë me ndjekësit zeshkania seksi me një postim në Instagram.

E edhe paparacët i kanë fotografuar duke shkuar për të darkuar së bashku./Lajmi.net/