Miliarderi Abdullah Alshehi ka planifikuar që deri në fund të vitit të transferoj një copë akull në Afrikën e Jugut ose Australi, ku është qëllimi i investiitorit dhe sipërmarrësit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

E gjithë kjo do i kushtojë atij përreth 80 milionë dollarë.

Qëllimi i tij është për ta parë nëse është e mundur që të transferohet një akullnaje në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), në mënyrë që t’u sigurohet njerëzve ujë të pijshëm.

“Copa” e akullit nga Antarktida do të transferohet ose në Cape Town ose Perth këtë vit, por data e saktë nuk është bërë e ditur.

Alshehi tha për Euronews se është më lirë për të të sjellë një copë akullnaje sesa të përdoret uji nga deti.

Ai kujton se plane të ngjashme ekzistonin më parë dhe projekti i Arabisë Saudite dështoi në vitin 1977 për shkak të problemeve teknike.

Projekti përfundimtar do të kushtojë midis 100 dhe 150 milionë dollarë, plus 60-70 milionë që do të shpenzohen për testim. /Lajmi.net/