Senatorja, Elizabeth Warren disa ditë më parë paralajmëroi se do të shkatërronte ‘’Facebook”, ‘’Amazon” dhe “Google” nëse do të bëhej presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë gjë, ajo do ta bënte për t’i hapur rrugë konkurrencës teknologjike.

Kujtojmë këtu se për çudi ditën e djeshme ‘’Facebook’’, ‘’Instagram’’ dhe ‘’Whatsapp’’ patën probleme në të gjithë ditën.

Warren e paralajmëroi këtë gjë tre ditë më parë, por askush nuk e mori seriozisht.

Dje rrjetet sociale dhe kryesisht ‘’Facebook” patën probleme dje për më shumë se pesë orë.

Në të gjithë botën përdoruesit e këtyre rrjeteve kanë pasur probleme me postimet në Facebook dhe Instagram, ndërsa për të dërguar foto dhe mesazhe në ‘’Whatsapp’’ duhej shumë kohë.