Santi Cazorla ka lënë pas dëmtimet që e mbajtën për 2 vite jashtë fushave dhe dje është prezantuar te Villareal në Spanjë, ekip ku mesfushori sulmues kthehet për herë të dytë.

Shumë interesante ka qenë mënyra e prezantimit të 33-vjeçarit në stadiumin “El Madrigal”.

Ai është futur në fushë nëpërmjet një magjistari.

Ish-lojtari i Arsenalit për këtë rikthim në shtëpi është shprehur:

“Jam mirë dhe dëshiroj të kthehem sa më parë në formë optimale. J

am shumë i lumtur që ndodhem këtu, ku nuk më kanë harruar. P

o e shijoj shumë këtë moment, kam shumë kujtime të bukura.”