Prekese! Sabriut nuk i varrosën nënën pa para, si u detyrua djaloshi të shiste viçin

Sabri Beqiri është shqiptari nga Akrshtica e Vushtrrisë, historia e trishtë e të cilit po i prek të gjithë.

Dy ditë më parë ai humbi nënën e tij dhe në mënyrë që të mund të varroste nënë e tij, në Vushtrri e detyruan të paguajë 417 euro.

Në pamundësi ekonomike e i zhytur në varfëri, Sabriu u detyrua të shesë viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam.

Historia e tij tejet e trishtë ka thyer zemrat e të gjithëve.

Sabri Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë jeton në varfëri të skajshme. Dy ditë më parë atij i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për antarësi shumën prej 417 eurove.

Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa, raporton JOQ Kosova.

Beqiri thotë se kur shkoi në Bashkësinë Islame, ata e kanë pyetur se, meqë nuk ka paguar anëtarësi, në mos nuk është mysliman.

Ai thotë se është shqetësuar me këtë qasje dhe i ka konfirmuar zyrtarëve të BIK se është mysliman mirëpo familja e tij është një rast social.

Ndërkohë, nga BIK nuk kanë pranuar të flasin në detaje. Njeriu që ia mori paratë tha për media se “vetëm e ka kryer punën e tij”, ndërkohë që kryetari i BIK-ut, Shemsi Rrahimi, shtoi se rastet sociale janë të përjashtuara nga pagesa.

Sidoqoftë, paratë dalin se i janë vjedhur të varfërit, pasi vetëm dy ditë para se t’i vdiste nëna, Komuna e Vushtrrisë dhe BIK-u kishin vazhduar marrëveshjen që Komuna të paguajë shpenzimet për varrime.

NUK E VARROSIN PA PARE

NUK E VARROSIN PA PAREBashkësia Islame e ka detyruar Sabri Beqirin t'i paguajë 417 euro për varrim

Gepostet von RTK am Montag, 4. Februar 2019