Policia e Kosovës në Veri ka dhënë detaje për vrasjen e politikanit serb në Veri, Oliver Ivanovic, dhe ka bërë të ditur se policët kanë qenë fare afër vendit të ngjarjes, por nuk kanë dëgjuar të shtënat.

Kreu i Policisë së Kosovës në Veri, Zheljko Bojic, ka thënë se vendi ku u vra Ivanovic sot në ora 8:10 par derës së zyrës së partisë së tij, është vetëm 70 metra larg ku po qëndronte një patrull policie, por ata nuk kishin dëgjuar asnjë krismë, përveç britmave të një gruaje, shkruan gazetametro.net.

Me gjasë, vrasja është kryer nga një pistoletë me shurdhues.

Sipas tij, një ekip hetuesish doli në vendngjarje dhe gjeti katër predha dhe një plumb të pa aktivizuar, 9 milimetra.

Ndërsa pak më vonë në rrugën Vojvoda Putnika, është gjetur një veturë “Opel Astra” e djegur dhe pa targa, e cila besohet se u përdor nga vrasësi.

Aktualisht, policia dyshon se makina është e lidhur me këtë rast, por hetimi është ende në vazhdim”, ka thënë shefi i policisë për rajonin verior të Mitrovicës.

Është interesante se askush nuk dëgjoi asgjë, përveç britmave të një gruaje të moshuar.

Nuk u dëgjua asnjë krismë, përveç britmave të një gruaje. Ka shumë gjasë që vrasja është kryer me pistoletë me silenciator”.

Dyshohet se vetura ishte e vjedhur, dhe se vrasësi kishte edhe një bashkëpunëtor, me shumë gjasë si shofer i veturës.