Është hapur konkursi për pranimin e zyrtarëve policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur lajmin për hapjen e konkursit bashkë me kushtet e parapara për konkurim.

Ndër të tjerash qartësohet mirë se si janë udhëzimet për aplikimin me sukses në Policinë e Kosovës dhe se çfarë duhet plotësuar secili person që është i interesuar për të kandiduar.

Kushtet minimale për aplikim janë:

Të jetë shtetas i Kosovës

Të jetë i moshës 18:30 vjeçar

Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm

Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale

Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale

Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar)

Të ketë integritet personale dhe vlera të lartë etike.

Më poshtë keni linkun me informacionet e plota lidhur me aplikim:

http://www.kosovopolice.com/sq/mundesi-punesimi