Podujeva në mesin e komunave të Kosovës me performancën më të dobët

Ministria e Pushtetit Lokal ka publikuar sot listën me emrat e komunave që kanë pasur performancën më të mirë në punën.

Tri komunat e para që kanë marrë më së shumti pikë maksimale janë Juniku, Deçani dhe Rahoveci, duke lënë mbrapa 33 komunat tjera të Kosovës.

Ajo që bie në sy është performanca e dobët e qytetit të Podujevës, i cili kësaj radhe renditet nga fundi i listës.

Nga fundi, Podujeva rënditet komuna e nëntë me 60.91% të arritjes.

Për këtë renditje ka pasur kritike asamblisti i Komunës së Podujevës nga radhët e PDK-së, Arbër Blaku.

Ai ka thënë se Podujeva ka rënë në nivel vendi aq shumë, duke u krahasuar me komunat e vogla të Kosovës.

“Qytetarë të Podujevës shikoni se ku kemi ra si komunë në nivel vendi, po krahasohemi me komuna si Shtërpca, Zubin Potoku, Parteshi e Ranilluku e shumë komuna të vogla… ky është raporti nga Qeveria e Kosovës-MAPL për performancë në vitin 2018…dhe kur mendon se po në vitin 2018 kryetarit të komunës i kanë tepru 3 milonë euro, problem është me met me men në kry!”, ka thënë Blaku. /Indeksonline/