Po vazhdon të sjellë poza të reja nga pushimet në Mal të Zi Emina Çunmulaj

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, Emina Çunmulaj, është kthyer për disa ditë në vendlindje.

Ajo ndodhet në Malësinë e Madhe, vend ky në të cilin është lindur dhe rritur modelja, e cila njëkohësisht po shijon pushimet përreth.

Bukuroshja jonë në rrjetet sociale po vazhdon të sjellë imazhe dhe video mjaft atraktive, ndërsa tregon se po kalon kohë të mirë me familjarët e saj.

Ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit një fotografi provokuese në bikini, linjat trupore të së cilës janë të mahnitshme edhe pse është nënë e dy vajzave.

Emina tash e disa vite është e martuar me afaristin izraelit, Sam Nezarian, me të cilin ka edhe dy vajza. Ajo nuk ngurron asnjëherë që vajzave të saj (Ella dhe Mia) t’ua mësojë traditat dhe kulturën shqiptare.

Ndër të tjera, modelja është duke punuar edhe në projekte të reja dhe tashmë është pjesë edhe e “Fundjavë Ndryshe”. /Telegrafi/