Plasi keq në HOLLYWOOD! Ylli botëror e quajti të mjerë, aktorja e famshme i habit të gjithë: ‘Kush është kjo?’

Lindsay Lohan dhe Paris Hilton vite më parë kanë qenë mike të mira me njëra-tjetrën, por tashmë raportet mes tyre janë mjaft të tensionuara.

Një muaj më parë gjatë një interviste Paris e cilësoi Lindsay-n si njeri të mjerë dhe të turpshme dhe kjo shkaktoi shumë bujë.

Pas këtyre fjalëve Lindsay ka reaguar për herë të parë nëpërmjet një emisioni radiofonik.

E ftuar në emisionin “The Kylie and Jackie O Show”, Lohan u përgjigj me shaka “Kush është kjo?”, kur u pyet në lidhje me komentet e Hilton.

“Asgjë nuk më mërzit. Unë nuk kam probleme me asnjë në jetën time dhe ndjehem mirë për këtë. Un jam një njeri shumë i dashur”, ka shtuar më pas aktorja e njohur. Në korrik të 2018-tës, Paris rihapi sërish konfliktin me Lindsay, sepse e quajti atë një gënjeshtare patologjike.

Megjithatë duket se Lindsay nuk dëshiron të merret më shumë me këtë çështje, ndaj ka vendosur që këtë herë të përgjigjet në këtë mënyrë dhe të lërë pas gjithçka që ka të bëjë me ish-miken e saj.