Veshja e Bebe Rexhës në ‘Grammy’ ka qenë shumë e diskutuar.

Këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha, fillimisht disa kreatorë kanë refuzuar ta veshin pasi sipas tyre përmasat e saj janë shumë të mëdha.

Pavarësisht kësaj Bebe ka shkëlqyer me fustanin e saj të kuq me të cilin mori vëmendje në çilimin e kuq.

Bebe në ‘Grammy’ ka qenë e nominuar për dy kategori mirëpo nuk arriti që ta marrë asnjë çmim e për të më e rëndësishme ka qenë pjesëmarrja. Kështu u shpreh vetë Bebe e cila më pas publikoi pamje pas ‘Grammy’ duke hedhur vallen e festuar në maksimum.

Pas ceremonisë së ‘Grammy’ Bebe pranon befasinë e këndshme në shtëpi dhe me gjithë shoqërinë po argëtoheshin shumë, e gjitha bazuar në postimet.

Madje kanë plasur edhe shakatë me fustanin e saj pasi miqtë e pranishëm e kanë veshur./Lajmi.net/