Jagdeep Singh nga Punjab i Indisë, është i gjatë 2.28 metra dhe besohet të jetë polici më i gjatë në botë

Patrullimi tij nëpër rrugë është shumë më efikas, sepse i ndihmon të shikojë mbi të gjithë dhe të vërejë nëse ka ndonjë parregullsi.

Uniforma e tij është dashur të qepej ndaras prej të tjerave, teksa këpucët me numër mbi 50-të, ia kanë porositur jashtë shtetit.

Kjo ka bërë që ai të jetë i famshëm në qytezën ku jeton, duke bërë që të ndaloi për tu fotografuar, zakonisht kur është me uniformën e punës.

Polici më i gjatë deri më tani, ishte Rajesh Kumar nga Haryana e Indisë, që ishte për pesë centimetra më i shkurtër se Sigh.

Megjithëse peshon 190 kilogramë, ai është shumë i shkathët, ndërsa ndjehet krenar që për dy dekada është pjesëtar i forcave të rendit.

I bindur se është polici më i gjatë në botë, Sigh ka kontaktuar me zyrtarë nga Libri i Rekordeve të Ginisit, për ta fituar zyrtarisht titullin e pretenduar.