Pjesë e “Sunny Hill” edhe MC Kresha me Lyrical Son

Në datat 2, 3 dhe 4 gusht 2019, festivali “Sunny Hill” do të zhvillojë tri netë spektakolare për ata që do të jenë prezentë.

Këngëtarë të shumtë nga arena ndërkombëtare e ajo vendore do të jenë prezentë për të performuar para publikut.

Ndër emrat vendore që do të performojnë janë edhe MC Kresha dhe Lyrical Son, të njohur si “PINT”.

Lajmin për pjesëmarrjen e tyre e ka konfirmuar faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill”, në Facebook dhe Instagram.