Persona të armatosur dhe të maskuar grabisin pompën e benzinës në Mitrovicë

Dy persona të armatosur dhe me maska kanë plaçkitur sot rreth orës 4:00 të mëngjesit pompën e benzinës ‘Exfis’ që ndodhet në hyrje të Mitrovicës, me ç’rast kanë vjedhur më shumë se 2 mijë euro.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se sot në ora 4:00 të mëngjesit është raportuar në polici për një grabitje në pompën e derivative ‘Exfis’ në Shupkovc të Mitrovicës.

“Sipas viktimës, thuhet se dy të dyshuar të armatosur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur nga viktima mbi 2 mijë euro, ndërsa të lënduar nuk ka”, ka thënë Zahiti,për KosovaPress.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për gjetjen e kryerësve dhe për ndriçimin e plotë të këtij rasti.