Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë ka vendosur që të lirojë çmimin e derivateve të naftës.

Sipas vendimit të ri, dizeli do të lirohet për 2.5 denarë ndërsa benzinat për 1.50 denarë.

Kësisoj, nga mesnata e kaluar një litër EUROSUPER BS-95 kushton 61.50 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 është 63.50 denarë për litër.

Çmimi i dizelit është 58.50 denarë për litër, kurse vaji i lehtë për amvisëri do të shitet për 47.00 denarë për litër.