Një ish-konkurrent për Mister Universe në Bodybuilder ka kërcyer nga një mënyrë jetesë në tjetrën, duke refuzuar të mbajë regjim ushqimor dhe në vend të kësj pi urinën e tij.

Babai i tre fëmijëve, John DePass, 46, i kushtoi 30 vite të jetës së tij për të ndërtuar trupin, por pas zhvillimit të një dhimbjeje kronike vendosi të rishqyrtonte mënyrën e jetesës së tij ekzaktësisht tre vite më parë.

Specialisti kanadez në humbjen e peshës, DePass, pretendon se së pari ka prerë produktet e kafshëve, pastaj të gjitha ushqimet para gjashtë muajsh dhe kështu ka eliminuar dhimbjet e përditshme.

Nga e hëna deri të premten, Johni zëvendëson ushqimin me urinë dhe me lëngje frutash të rastit, por në fundjavë, ai pëlqen të kënaqë veten me një vakt mishi të gatuar në shtëpi dhe karbohidrate të tjera.

John thotë se ndihet i rilindur dhe më i shëndetshëm se kurrë, pavarësisht zhgënjimit të gruas së tij për pijen e re që ka zgjedhur.

Ai tha:

“Kam qenë duke eksperimentuar me urinën për dy vitet e fundit dhe është rritur ndjeshëm në jetën time gjatë gjashtë muajve të fundit.

Ne mund të përfitojmë nga antitrupat që janë të pranishëm brenda saj.

Kjo mund të ndihmojë sistemin tuaj imunitar, tretës, të sigurojë aminoacidet, vitaminat dhe mineralet.

Është e mbushur me ushqyes të kualitetit të lartë për trupin tonë.

Nëse unë mendoj se duhet të ha në javë, përdor një lëng frutash të papërpunuar, duke përfshirë mollën, një panxhar, disa karrota, selino – por kjo është një herë në ditë, pastaj përpiqem të rri përsëri bosh për 23 orë.” joq