Tuna dhe Patrisi janë çift shumë i dashur për publikun.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, mbrëmë janë argëtuar nën tingujt e muzikës.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa video në rrjete sociale, në të cilat shfaqet bashkë me Patrisin dhe Astrit Stafën duke bërë muzikë.

Derisa Tuna po këndonte, Astriti po e përcjellte me piano, ndërsa Patrisi e mbante ritmin.

Kujtojmë që Tuna ka qenë së fundi e ftuar në një intervistë për “Mirage”, ku zbuloi shumëçka nga jeta profesionale dhe ajo private. /Lajmi.net/