Për Fyt të skuqur përdorni këtë ilaç natyral

Kjo zakonshëm ndodh dimrit por nuk humb mundësia që të kemi fyt të acaruar edhe veres nga pijet e ftohta dhe shkaktar tjerë.

Zakonisht gjatë vjeshtës dhe dimrit na skuqet dhe dhemb fyti dhe në vend se të bësh turr të marrësh medikamente që në anën tjetër zvogëlojnë imunitetin natyral të organizmit, mëso të përgatitësh këtë ilaç që është shumë i lehtë për tu përgatitur por shumë efektiv.

Për përgatitjen e këtij ilaçi të thjesht dhe shumë efektiv për fyt të skuqur të nevojiten:

Dy rriska limoni,
Dy rriska xhenxhefil, dhe
Mjaltë.

Përgatitja: Vendosi në një qyp (tegëll) dhe futi në frigorifer, ku kjo përzierje do shndërrohet në pelte (jelly).

Merr një lug ushqimi me këtë pelte, vendose në një gotë dhe hedh ujë të vluar. Kështu çaji bëhet gati për lehtësimin e fytit të skuqur.

Mund ta mbani këtë përzierje në frigorifer për 2 deri 3 muaj dhe ta përdorni sa herë që dikujt i duhet.

Urojmë të mos i duhet askujt. Por për juve që do keni nevojë ky pra është një ilaç efektivë dhe i thjeshtë për fyt të skuqur.