Një tekst alternativ i quajtur “Libri i Dijes” iu është këshilluar dhe udhëzuar nxënësve të klasës së tretë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Yzberish.

Në pamje të parë, libri nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme, por nëse e shfleton, në të vihen re kapituj aspak të përshtatshëm për këtë moshë.

Gazetarët e “Stop” kanë treguar saktësisht se për çfarë flet libri, e në të ka një kapitull të tërë të hollësishëm mbi mënyrën e ardhjes në jetë të foshnjes, ku ndër të tjera flitet se si penisi penetron në vaginë dhe gjithë procesi i fekondimit.

Kujtojmë se kemi të bëjmë vetëm me fëmijë të klasës së tretë, të moshës 9-10 vjeçare.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore u shpreh se nuk ka informacion mbi këtë tekst, ndërsa drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” tha se mësuesit ishin konsultuar dhe ishte rënë dakord që “Libri i Dijes” t’u këshillohej fëmijëve si një libër i zgjeruar.

Mirëpo, çfarë thotë psikologia dhe vetë fëmijët për këtë? Gjeni më poshtë kronikën e plotë.

Shiko Videon: