Prej vitesh cilësohet si “Diva e estradës shqiptare.

Adelina Ismaili pas një kohe të gjatë pauze nga muzika, ka vendosur të rikthehet fuqishëm në skenë, shkruan lajmi.

Projekti me të cilin ajo është rikthyer është “T’iqja”, këngë e cila përmes vargjeve i këndon realitetit aktual.

Këtij projekti Adelina ia ka shoqëruar edhe videoklipin, punuar nga Mate Films, në të cilin vjen atraktive si çdo herë, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vet ajo, me muzikë të Florent Boshnjakut.

Kënga po pritet shumë mirë nga publiku dhe për pak ditë ka arritur të kap shifrën prej një milion klikimesh, sukses ky që ka gëzuar këngëtaren.