Pasi të hani ushqim a duhet të zhyteni në ujë? Tregojnë ekspertët

Zhytja pas ushqimit është një temë që është përfolur shumë.

Sipas shumë personave, njerëzit nuk duhet të hyjnë në ujë menjëherë pasi kanë ngrënë.

Mirëpo sa qëndron ky fakt?

Sipas ekspertëve nëse zhyteni menjëherë pasi keni konsumuar ushqim, nuk është mirë për sistemin tuaj tretës dhe mund të përfundoni me ndonjë problem shëndetësor apo në raste më të rralla edhe me vd,ekje.

Gjatë procesit së tretjes, qarkullimi I gjakut dhe metabozlimi duhet të fokuoshen në tretjen e ushqimit.

Nëse ju filloni të notoni apo të zhyteni menjëherë pas ushqimit, atëherë organizmi nuk mund ta përballojë dhe kështu bllokohet sistemi digjestiv.

Ky bllokim ndodhë në raste të rralla, kur ushqimi është shumë I fortë dhe tretet me vështirësi.

Ndërsa në raste të tjera kur konsumoni vetëm ndonjë frut apo ushqim të lehtë, atëherë mund të zhyteni menjëherë dhe kjo nuk do të paraqesë ndonjë problem. /Gazeta Express