Pasi nuk po arrijnë me e gjet trupin e saj në lum, Kosova i ofron FSK-në Zvicrës për ta gjetur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e gatshme që të dërgojë edhe FSK-në për gjetjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, e cila ka humbur ditë më parë në liqenin Como në Lombardi të Italisë.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se i ka dërguar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean Hubert Lebet, për kërkimin dhe shpëtimin e Ismajlit.

“I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll”, ka shkruar ai.

Kërkimet për gjetjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Lojtarja e Young Boysit u zhduk pasditen e së shtunës në liqenin Como në Lombardi të Italisë.

Sot kërkimet janë duke vazhduar edhe me ndihmën e një roboti, që do t’i kryejë kërkimet në fund të liqenit, aty ku zhytësit e kanë të vështirë të arrijnë, kanë shkruar mediet zvicerane.

Shpresat që ajo të gjendet e gjallë pas kaq shumë orësh janë të vogla.

Liqeni ku është zhdukur Ismaili besohet të jetë i thellë deri në 100 metra.