Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

I ftuar në Abc News, Berisha tha se përveç Holandës, edhe vende të tjera po shqyrtojnë vendosjen e vizave për Shqipërinë.

Ndryshe nga Maqedonia, sipas Berishës, Shqipëria nuk do të përfitojë nga hapja e negociatave.

Berisha u shpreh:

“Mbretëria e Holandës është një nga vendet më të respektuara në botë. Nëse qeveria holandeze e merr këtë kërkesë e shqyrton me seriozitet. Janë vende të tjera që po shqyrtojnë këtë vendim.

E kam nga burime shumë serioze që konsiderojnë kërkesën për vendosjen e vizave. E treta, nuk ka hapje të negociatave. Do të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut sepse Maqedonia e Veriut ka shtet, ndërsa Shqipëria ka narko shtet”

Më tej, ish-kryeministri shtoi:

“PD nuk ka lobuar dhe nuk lobon kurrë që Shqipërisë të mos i hapen negociatat. PD ka lobuar vjet që Shqipërisë t’i hapen negociatave por t’i përcaktoheshin kushtet për në vazhdim.

Edhe sot, PD nuk thotë të mos hapen negociatat, përkundrazi por ato të kushtëzohen me një seri procesesh dhe vlerash që janë të domosdoshme. Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur 13 kushte. Në mënyrë të vetme asnjë prej tyre nuk janë plotësuar”