Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në bazë të kontributeve të njerëzve vullnetmirë, ka arritur t’i grumbullojë paratë për ta bërë me kulm mbi kokë një familje nga Vushtrria.

Drejtor i kësaj shoqate, Halil Kastrati, duke shprehur gëzimin e tij për këtë akt, ka sqaruar në profilin e tij në Facebook se pas 36 viteve, dukje jetuar nga një derë në tjetrën, familja gjashtë-anëtarëshe është bërë më banesë të re.

“Banesa ka kushtuar 28 mijë dhe është e mobiluar komplet. Familja e gëzoftë banesën e re, e juve bamirës, ju gëzoftë Zoti në familjet e juaja”, ka shkruar Kastrati.