Optimist për kualifikimin e Kosovës në Euro 2020 Arijanet Muriç

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç beson se “Dardanët” mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian të futbollit

Arijanet Muriç është optimist se Përfaqësuesja e Kosovës mund të kualifikohet në Kampionat Evropian.

Portieri i ri i “Dardanëve” ua ka dhënë mundësinë tifozëve që t’i bëjnë pyetje përmes rrjetit social, Instagram.

Dhe, njëra prej pyetjeve në Instastoryn e tij ishte: “A je optimist për Euro 2020”.

Dhe, portieri i Manchester Cityt, i cili së fundmi u huazua në Nottingham Forest, ishte: “O, po” në gjuhën angleze.

Kosova i ka mjaft mirë punët në kualifikimet e Euro 2020 ku i ka grumbulluar 5 pikë në 3 ndeshje në Grupin A, një më pak se liderët Anglia e Republika Çeke.

Gjithashtu, skuadra e Bernard Challandes e ka mundësinë e kualifikimit në Evropian edhe përmes Ligës së Kombeve, ku e kishte një tjetër rrugëtim të suksesshëm duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të luajë me Maqedoninë. /Gazeta Express/