‘O Sa Mirë PDK’, Kadri Veseli për herë të dytë pjesë e serialit!

Seriali më i shikuar vendor, “O Sa Mirë” pa dyshim se është një prej prodhimeve televizive më të dashura për publikun

Ishte Adelina Ismaili ajo që u inkuadrua së fundmi në këtë serial në rolin e “Drejtoreshës së Shkollës”, kurse këtë të diel protagonizmin do ta rrëmbejë dikush tjetër.

Është kryeparlamentari, Kadri Veseli, ai që në edicionin special të “O Sa Mirë” me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, merr pjesë në një rol.

Kjo nuk është hera e parë që Kadri Veseli bëhet pjesë e këtij seriali!

Kadri Veseli nuk dihet nëse do të ketë një nga rolet kryesore në këtë episod, por shihet me brendimin zyrtar me hashtag #Kosova10 me rastin e kësaj feste.

Dihet që skenaristi Ard Islami bashkë me disa aktorë të serialit janë antarë të PDK-së.

Pos, Kadri Veselit edhe fytyra tjera prominente kanë pasur rol në këtë serial. Ndër ta ishte edhe Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit i cili poashtu është pjesë e PDK-së.

A thu a, si i ka gjetur shkollen???

A post shared by O Sa Mirë Official (@o_sa_mire_official) on