“Nuk më ka qeshur buza kurrë”, 28-vjeçarja me dy jetima rrëfen tragjeditë e njëpasnjëshme

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Delvinë ku takuan Terezën 28 vjeç.

Ajo ka një histori të dhimbshme.

Babai i ka ndërruar jetë kur ishte 15 vjeç.

Por jeta u tregua mizore me të pasi edhe bashkëshorti i ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Ja si e tregon Tereza ngjarjen:

Kam një motër dhe një vëlla. Isha në dhomë, i them motrës do shikoj për babin por ai nuk merrte frymë. Kishte vdekur.

Jeta vazhdoi, në det njoha bashkëshortin, më propozoi. Ne kishim një lokal, nuk ecte puna. Por ai ishte sëmurë, ishte i këputur.

Si përfundim e binda të bënte analizat, mjeku tha se burri im ishte rëndë. Erdhëm në Tiranë. Ishte muaji jonë i mjaltit ai, mjekët në Tiranë më thanë se burri ka leucemi akute.

Nuk doja që ta besoja. Në datën 24 tetor ishim në krevat në spital. Në një moment ai u rrotullua dhe pësoi krizën e parë.

Unë ulërita me të madhe. Ai më tha mos u merakos për mua. Mora djalin në telefon i thashë: Thuaj babit që e do shumë”. Më tha “ Ah moj Terezë…” nuk e shpëtova dot më!”
Tereza i ka rritur fëmijët jetimë.

Fqinjët tregojnë se fëmijët qajnë pasi nuk kanë bukë:

“Ia kam ushqyer vetë fëmijët me gjellë. U jepja ndonjë leke. Më vjen keq”.

Tereza thotë se jeta e saj është veç vuajtje:

“Në 27 korrik mora vesh se kisha ngelur shtatzënë me Fabion. Në 2016 linda vajzën. Unë jam rritur jetime vetë, në momentin që më vdiq bashkëshorti unë jetoj me mamanë.

Kjo shtëpi po ripërsëritet përsëri. Jeta ime nuk ka qene shumë e trishtë. Nuk më ka qeshur kurrë buza. Kam ngrënë bukë e lot nga të qarët e vuajtjet.

Djali nuk e shpreh mëzinë por është shumë i mbyllur. Unë i kuptoj fëmijët e mi ata do ta ndiejnë shumë mungesën e të atit.

Unë do luftoj me mish e shpirt ata fëmijë që ti rris. Kunati më tha mi jep fëmijët ti rris, nuk pranova. Fëmijët nuk i lë, janë gjaku im.

Unë kam vuajtur për ata. Nuk mund të mi marrin. Askush! Nëna ime punon në kishë, merr një pension, nuk dua t’i bie në qafë.

Jam e pagëzuar në kishë. Emri im i vërtetë është Parashqevi. Dy fëmijët e mi janë gjëja më e mirë që kam në jetë. Shtëpia ku jetojmë është shumë e vjetër.

Po na bie shtëpia. Rrezikojmë jetën nga lagështirë, është pa dyer, kemi frikë. Sidomos kur bie shi. Më ndihmoni për ata dy jetimë”.