Disa muaj më parë, u hodhën dyshime në mediat rozë se këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj janë në një lidhje, lajm i cili më pas u fshi dhe nuk u mësua kurrë arsyeja.

Jonida dhe Romeo Veshaj nuk kanë folur kurrë në lidhje me këto aludime, shkruan “TemA”.

Ndërkohë, MCN Radio Albania sot i ka fotografuar tek shihet ngjitur, trup më trup duke u puthur dhe përqafur.
Lidhja e këngëtares vjen dy vite pas divorcit nga partneri, Gent Prizreni, me të cilin shijoi një romancë 17 vjeçare.