Njihuni me Terminalin e ri të Windows

Është një moment i artë për të qenë përdorues i avancuar i Windows.

Microsoft ka lançuar një version eksperimental të Terminal të ri të ridizajnuar të Windows 10-ës në dyqanin e aplikacioneve Microsoft Store.

Ky Terminal duhet tu japë përdoruesve një mjet “comand line – cmd” më të fuqishëm se kurrë më parë.

Përdoruesit mund të lançojnë Command Prompt, PowerShell dhe funksionet e Linux nga një vend i vetëm plotësuar nga tabe, motor teksti me akselerim harduerik dhe funksione të shumta të përshtatjes së ndërfaqes.

Për ata që mendonin se sfondi plotësisht i zi të vriste shikimin, tashmë ka ardhur momenti i tyre.

Versioni eksperimental ka shumë probleme përdorimi përfshirë mungesën e një teknologjie asistimi.

Nuk është diçka që do të dëshironit nëse e përdorni për punë.

Ende është lajm i mirë se Microsoft nuk ka harruar as një komunitet kaq të vogël përdoruesish të cilët kanë kërkesa të pazakonta krahasuar me shumicën.