Njihuni me gruan që mban si kafshë shtëpiake një kërmill gjigant

Qëkur ishte e vogël Magdalena Dusza donte që të kishte një kërmill gjigant për kafshë shtëpiake.

Dëshira iu plotësua ditën kur ajo pa në një dyqan një kërmill që po mbahej, sipas saj, në kushte aspak të mira.

Tashmë Magdalena dhe kërmilli i saj Misiek jetojnë në Poloni prej 6 vitesh që nga dita që ajo e adoptoi.

Misiek, që e përkthyer nga polonishtja do të thotë ‘arush pellushi’, jeton në një akuarium dhe i pëlqen kryesisht që të rrijë me pronaren e tij në divan.

Kërmillët gjigantë afrikanë si Misiek mund bëhen deri në 30 cm të gjatë dhe të peshojnë deri në 454 gram.

Duke folur për afeksionin që ka për kërmillët, Dusza shton:

“Kishim një kërmill të ngjashëm në klasën e biologjisë dhe unë rashë në dashuri me këto krijesa të mahnitshme.”