Një grua 83 vjeçare ndodhet në spital pas një aksidenti nga eskota e çfitit mbretëror.

Mediat e huaja kanë raportuar se një grua e moshuar ndodhet në gjendet të rëndë në spital pas një aksidenti rrugor ku u përfshi eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Sipas ‘The Sun’ gjithçka ndodhi atëherë kur Princi William dhe Kate po udhëtonin nga Londra në Windsor. Thuhet se në incident u përfshi një polic me motor në eskortë.

Gruaja, e quajtur Irene, u dërgua në spital në gjendje kritike pas aksidentit në Upper Richmond Road në Richmond, më pas çifti mbretëror i kanë dërguar lule dhe pritet që shumë shpejtë ta vizitojnë në spital./Lajmi.net/