Nga Prishtina për në Mekë do të nisen 6 aeroplan me haxhinjë nga Kosova

Nga sot e deri më 3 gusht do të realizohen fluturimet e 6 aeroplanëve me haxhinjë që nisje kanë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo është bërë e ditur nga Driton Hyseni, menaxher i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës.

“Udhëtimet drejt Mekës janë fluturime direkte e përmes tyre këtë vit për Haxh udhëtojnë një mijë e tetëdhjetë qytetarë të Kosovës.

U urojmë fluturime të këndshme e të kalojnë sa më mirë gjatë pelegrinazhit”, ka shkruar Hyseni në llogarinë Facebook./Indeksonline/