Ankthi është një shqetësim shëndetësor që përjetohet në mënyra të ndryshme te persona të ndryshëm.

Gjithashtu për të gjithë ato persona që kanë një problem të tillë, duhet të bëjnë kujdes dhe të kujdesen për veten që të mos konsumojnë pije që kanë ndikime negative tek shëndeti i tyre.

Personat që vuajnë nga ankthi nuk duhet të konsumojnë kafeinë, pasi ajo ndikon negativisht në gjendjen e tyre.

Sipas specialistëve sasia e lartë e kafeinës në organizëm mund të shkaktojë aritmi dhe të përkeqësojë situatën e këtyre personave.

Nga ana tjetër, jo vetëm kafja, por edhe alkooli e duhani duhen eliminuar nga personat që vuajnë nga ankthi, mbi të gjitha nëse janë duke marrë medikamente për problemin e tyre.