Kërkuesit kanë zbuluar se burrat dhe djemtë që janë më empatikë kanë më shumë mundësi për të fituar vëmendjen e femrave sesa pjesa tjetër.

Studimi është kryer tek meshkujt dhe femrat adoleshente dhe kryesisht te studentët dhe u zbulua se ndjeshmëria është një nga tiparet që vlerësohet shumë nga femrat tek meshkujt.

Por, gjithsesi ky nuk është tipari i vetëm që do i bënte femrat të ishin më të interesuara ndaj jush.

Janë edhe disa tipare të tjera që lidhen me kujdesin që i kushtoni vetes që ndikojnë tek popullariteti juaj me gjininë tjetër.

Pra, ja çfarë duhet të bëni që t’u tërhiqni vëmendjen femrave:

– Hiqni qimet e tepërta të trupit.

– Mësoni si të aplikoni në mënyrë e duhur parfumin.

– Qëndrimi juaj është çelësi për të fituar vëmendjen e një femre.

– Ushtroni për të formuar një fizik të mirë.

– Krijoni një nofull mashkullore, duke përdorur qimet e fytyrës për të krijuar simetri të bukur.

– Përdorni rroba të cilat i përshtaten dukjes, trupit dhe personalitetit tuaj.

– Përpiquni të jeni të kujdesshëm në biseda.

– Është mirë të keni doza të sensit të mirë të humorit, por jo gjatë gjithë kohës.

– Kushtojini vëmendje gjerave që ato thonë.