Kanë kaluar vetëm pak javë nga ndarja nga jeta e nënës së këngëtares Eranda Libohova dhe dhimbja për të vijon të jetë e madhe.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi se humbja e nënës i ka shkaktuar boshllëk të madh pasi prej vitesh jetonin së bashku.

Këngëtarja u shpreh se i mungon përditshmëria me të, por shtoi se ajo ishte nënë e lumtur dhe se i ka lënë shumë kujtime.

“Unë kam jetuar me mamin.

Është shumë e dhimbshme për mua.

Nëna është dashuri e madhe dhe një mikja ime para disa kohësh kishte kaluar të njëjtën situatë dhe më tha: “Njeriu nuk ngopet kurrë me nënën, do ta ketë aty gjithë jetën”.

Unë kam jetuar me të dhe më mungon e përditshmja me të, shoh vendin ku rrinte…

Kur dilja unë në televizor ajo kënaqej.

Cikli i jetës ky është, nuk ke ç’bën.

Ajo ka qenë një nënë e lumtur, por çdokush e ka brenda dhimbjen e humbjes”, tregoi Libohova./tvklan.al