Në serbi sulmohet autobusi me kosovarë

Në afërsi të Beogradit mbrëm është sulmuar një autobus i cili po udhëtonte drejt Sllovenisë.

Autobusi thuhet se është sulmuar me një mjet të fortë, me ç’rast siç shihet edhe në fotot e mëposhtme është thyer xhami i përparmë.

Nga ky incident nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërkohë që autobusi ka vazhduar rrugëtimin.

Pas sulmit, në vend ngjarje kanë dalë Policia e Serbisë dhe janë marrë me rastin.