Në Kosovë e hëngra hamburgerin më të madh dhe më kushtoi veç 1 euro thotë Anglezi

Scott Harwood, një turist anglez, vendosi që ta vizitonte Kosovën.

Ai ka bërë një udhëtim me autobus nga Berlini, i cili ka zgjatur 28 orë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë turisti nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

Pasi ka vizituar obeliskun “Newborn” në Prishtinë, turisti vendosi që ta vizitojë edhe Prizrenin.

Ndër 17 arsyet që i ka pëlqyer rajoni i Kosovës është edhe çmimi i lirë i hamburgerit.

“Në Kosovë e hëngra hamburgerin më të madh që kam ngrënë kohët e fundit dhe më kushtoi vetëm 1 euro”, shkroi ai në Twitter.

/Lajmi.net/