Dy moderatorët e Radio Prishtinës, Genci dhe Giza, duke parë situatën e krijuar së fundmi nga grevistët e shumtë në Kosovë, kanë ironizuar me një tekst, të cilin e kanë përshtatur me një melodi të një këngës së njohur.

Genci dhe Giza, nga Radio Prishtina, kanë përformuar mëngjesin e sotëm në studiot e radios, dhe kanë prezantuar një tekst mjaftë interesant kushtuar grevistëve dhe institucioneve.

Ironizimi që përmban teksti është mjaftë i lezetshëm.

Përshtatjen e tekstit e kanë bërë më melodinë e këngës së njohur “Ja ke bo vetës” nga Flori edhe Bruno, shkruan Gazeta Express.

Me “Ja ke bo vetës”, me version shumë më ndryshe, u paraqitën Genci dhe Giza:

“Nëse na rrit pak, nëse na rrit pak, nëse na rrit sado pak, nga greva do t’dal, nga greva do të dal… Kur msusi e ka pak e mjeku ma pak, e shoferi ma nalt… nga greva s’do te dal, nga greva s’do të dal… Të kishe dhënë më shumë prej kuletës, ma kishe thy mu, por edhe vetës… S’kisha prit, kurgjo prej jetës, me ma rrit mu, sa ja ke bo vetës.

As fjalët e Anton Çetës, s’kishin kry punë me dal prej grevës.

2 rreshta s’din m’ja shkru fletës, e jon qu ja kanë rrit vetës.

Grevën le ti leje… m’i qitët mend prej kreje reje je je je je… Kush grevon ti gjeje…”.

Dëgjojini: