Ndihmojeni 23 vjeçarin që vuan nga tumori në tru

Endrit Vorfaj, 23 vjeçar nga Hasi, po vuan nga një sëmundje e rëndë, për shërimin e së cilës ka nevojë për ndihmë financiare.

Vorfaj vuan nga tumori në tru dhe tretmanet për shërimin e kësaj sëmundje nuk janë të përballueshme nga familja e tij.

Ai ka nevojë për trajtim jashtë vendit, në Gjermani, i cili arrin shumën prej 80 mijë euro.

Të gjithë ata që janë të interesuar të ndihmojnë, mund të kontaktojnë familjen në numrin 00386 49 651 208, apo të dhurojnë donacion në xhirollogarinë si më poshtë.