Ndërron jetë djali i Bin La Denit

Hamza bin Laden, i biri dhe i përfoluri si trashëgimtar i liderit të vdekur të Al Qaedas, Osama bin Laden ka vdekur, sipas raportimeve të inteligjencës së SHBA-së.

Lajmi fillimisht është dhënë nga NBC News këtë të mërkurë megjithëse zyrtarisht nuk është konfirmuar rreth detajeve dhe nëse Amerika ka rol në vdekjen e tij, shkruan Independent.

Hazma bin Laden kishte ftuar njerëzit në Gadishullin Arabik që të revoltoheshin me deklaratat e lëshuara nga mediat e grupeve terroriste, në të cilat përfshiheshin edhe kërcënimet ndaj Arabisë Saudite.

Atij i ishte marrë nënshtetësia në mars të këtij viti kur Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të jap 1 milion dollar shpërblim për atë që informon për identifikimin ose vendndodhjen e tij, duke e quajtur atë si njërin prej udhëheqësve kryesor të grupit terrorist Al Qaeda.

Ai besohet se është rreth 30 vjeçar dhe ishte në krah të të atit në Afganistan para sulmeve të 11 shtatorit prej ku më pas kishte kaluar në Pakistan, pasi shtrirja e SHBA-së në Afganistan shtyu krerët e Al Qaedas andej.