Mustafa: Nuk u ftova për shënimit të 20 vjetorit të çlirimit

Isa Mustafa përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me mospjesëmarrjen e tij në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit, ai ndjehet krenar se ajo u mbajtë në Sheshin Skënderbeu.

Edhe pse Drejtori i Protokollit të Shtetit në MPJ, Orhan Hajrizi, ka thënë se Isa Mustafa kanë pasur ftesë zyrtare. Mustafa e mohoi këtë.

“Nuk kam marrë pjesë, sepse nuk më ka ardhur ftesë për këtë ceremoni dhe për asnjë aktivitet tjetër.

Nuk mund ta di se si ka vepruar Protokolli i Shtetit, a më ka pasur në listë apo jo, si kryetar të LDK-së, shef të opozitës, partisë më të madhe opozitare sot dhe partisë shtetëformuese gjatë tridhjetë viteve sa ekziston ajo, apo si Kryeministër i qeverisë së kaluar”, ka reaguar Mustafa.

Ai u shpreh se selia e LDK-së, e ka informuar se kanë ardhur ftesa për disa familje të dëshmorëve dhe veprimtarëve të LDK-së.

“Tjetër jo”, ka shtuar Mutafa. Kreu i LDK-së ka shkruar se nuk ka datë më të rëndësishme se ajo e çlirimit të Kosovës dhe se pjesëmarrja e tij ose e njërit nga nënkryetarët e LDK-së, për arsye të shkaqeve të tij shëndetësore, do të ishte e padiskutueshme.

“Çlirimi sikurse edhe pavarësia nuk janë pronë e askujt, janë e arritur, mburrje dhe pasuri e çdonjërit nga ne.

Fundja, edhe pse nuk kisha ftesë të marr pjesë në këtë ceremoni, ndjehem krenar se ajo u mbajtë në Sheshin Skënderbeu të qytetit tim, të cilin aq me përkushtim e ndërtuam sa unë dhe LDK drejtonim Prishtinën, dhe pran monumentit të Skënderbeut që, poashtu, e ngritëm pas çlirimit me para të mbledhura nga bashkatdhetarët tanë, kur ishim si qeveri në egzil e LDK-së. Dhe, se në këtë solemnitet ishin miqtë tanë, heronjë të çlirimit të Kosovës”, ka shkruar tutje Mustafa./21Media