180 mijë bletët që kishin ndërtuar koshere në një nga çatitë e katedrales së Parisit, për mrekulli nuk u prekën nga flakët.

Pak ditë pas tragjedisë së zjarrit të ndodhur në katedralen “Notre Dame” në Paris, të premten u përhap lajmi për një mrekulli “të ëmbël si mjalti”.

Qindra e mijëra bletë që gjendeshin në tre koshere brenda çatisë së katedrales janë të gjalla dhe në gjendje të mirë, sipas bletërritësit që i mbikëqyr ato.

Nicolas Géant, bletërritesi 51-vjeçar tha:

“Kjo është një mrekulli. Falë Zotit flakët nuk i prekën bletët.”

Disa ditë pas zjarrit, Géant ishte i shqetësuar për bletët e tij por policia dhe zjarrfikësit nuk e lejonin të ngjitej në çati për t’i parë ato.

Ai shtoi:

“U lehtësova kur pashë fotografitë satelitore që tregonin se tre kosheret nuk ishin djegur, pasi mendoja se ishin shkrumbuar me katedralen.”

Ai është kujdesur për bletët që nga viti 2013, si pjesë e iniciativës që kishte marr qyteti për të rritur numrin e bletëve në rënie.