Mozziku ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me partneren e tij, Loredana Zefi

Reperi dhe e dashura e tij ka kohë që kanë paralajmëruar projektin e ri dhe tashmë e kanë sjellë për fansat e tyre.

Kënga titullohet “Bonnie and Clyde” dhe dyshja vijnë si çift edhe në këtë projekt që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Pasi u publikua në Spotify, kënga erdhi tash edhe si videoklip me dyshen që pritet të vazhdojnë të lansojnë projekte të përbashkëta edhe në të ardhmen.

Loredana po ashtu kishte realizuar hitin “Sonenbrille”, një debutim që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.