Kohëve të fundit AirlineRatings.com publikoi listën vjetore të 407 kompanive ajrore më të sigurta në botë, që për siguri iu ndanë në mes 1 dhe 7 pikë.

Në vlerësim janë marrë parasysh disa faktorë të tillë si numri i aksidenteve ajrore dhe nëse stafi ka qenë ndonjëherë i dënuar për rrezikimin e sigurisë së udhëtarëve, dhe nëselinja ajrore është certifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

148 është numri i kompanive që kanë fituar pikë maksimale, ndërsa më shumë se 50 kompani kishin me tre ose më pak pikë, sikundër shkruan Telegraphi britanik,.

Këto janë 20 linjat ajrore më të sigurta në botë sipas rendit alfabetik:

Air New Zealand

Alaska Airlines

All Nippon Airlines (ANA)

American Airlines

Cathay Pacific Airways

Emirates

Etihad Airways

EVA Air

Finnair

Hawaiian Airlines

Japan Airlines

KLM

Lufthansa

Qantas

Scandinavian Airline System (SAS)

Singapore Airlines

Swiss

United Airlines

Virgin Atlantic

Virgin Australia