Italo Nascimento Fernandes dhe gruaja e tij ishin duke udhëtuar afër shtëpisë së tyre në Brazil, kur në rrugë hasën diçka të çuditshme.

Në mes të autostradës, para tyre, kishte dalë një gjarpër i madh, i tipit anakonda, e cila po tentonte të kalonte mbrojtëset e rrugës.

“Vendosëm ta ndalim veturën dhe të dalim jashtë saj”, deklaroi Fernandes për The Dodo.

“Nuk kishte shenja se veturat në rrugë do të ndaleshin, në mënyrë që anakonda ta kalonte rrugën. Kam parë që të tillë kanë shkelur gjarpërinjtë në rrugë edhe më parë dhe mendoj që është krim”.

Kështu, Fernandes filloi t’i sinjalizonte veturat në rrugë, që të ndaleshin që mos ta shkelnin anakondën.

Ndiqeni videon për të kuptuar vijueshmërinë e ngjarjes.

/Lajmi.net/