Misri i Nasradinit

Nasradini e kishte pas mbjell n’arën e tijë vetëm një bimë (kokërr) misër.

I kishte vendosë “Pleh” mjaftueshëm dhe misri ishte bërë goxha i madh.

Kur erdh koha për me vjel misrin në arë, Nasradini shkojke në kojshi edhe lypke misër me huazim dhe u thojke:

– Allahile a po ma jep ni thes misër hua, se me një misër që e kam unë kush se ka !

Kojshia mendojshin që e kë arën e mirë të misrit edhe ja jepshin me huazim nga një thes misër duke mendu që Nasradini do jau kthente më vonë.

Pas një kohe, kur shkojshin kojshia me ja lypë misrin Nasradinit që ja kishin dhënë huazim, ky ju thojke:

– Valla unë nuk kam mbjell këtë vit misër vetëm qat bimë (kokërr) e kam në bahqe.

– Edhe i kthejke kojshinë me durë thatë.