Mimoza Kusari reagime ndaj Ardian Gjinit

Mimoza Kusari deputetja e Alternativës ka reaguar ashpër ndaj kryetarit tåe Komunës së Gjakovës Ardian Gjinit për prerjet e drunjëve në parkun e qytetit të komunës.

Kusari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për një ish-Ministër të Mjdisit, më e pakta që do të pritej është të ketë njohuri dhe vullnet bazik të mbrojë mjedisin dhe të promovojë jetën e shëndetshme.

“Se nuk është adhurues i jetës së shëndetshme Kryetari i Gjakovës e kuptuam që në fillim të mandatit të tij, me duhanin dhe alkoolin që u kthyen në zyret e Komunës.

Se nuk është i interesuar të punojë me plane dhe rregulla të urbanizimit, edhe atë e kuptuam kur filloi të jap leje vend e pa vend dhe ndërtimet e parregullsitë vetëm filluan ta ngulfatin Gjakovën.

Por, se urren vendin, trashigiminë dhe natyrën bashkë me të, po e kuptojnë çdo ditë e më tepër banorët e komunës së Gjakovës, ka shkruar Kusari.

Tutje ajo shton, se murosja e parkut të lirisë pa leje e pa plan, prerja e drunjëve 70 vjeçar në parkun e madh të qytetit, tregojnë frustrim dhe agresivitetin ndaj vlerës elementare njerëzore, trashigimisë dhe natyrës që e mbajnë jetën gjallë.

“Ardian Gjini, nëse ke kaq shumë urrejtje për Gjakovën, gjeje një mënyrë tjetër t’a trajtosh këtë ndjenjë.

Dëmi publik dhe pasojat që po ia len vendit, gjatë do t’i vuajnë qytaterët e Gjakovës, nëse mbetet dikush për të jetuar aty.

Me shpifje, gënjeshtra, lajme e foto të rreme, askund nuk do të arrijsh, përveq se në degradim dhe nënçmim të vetes dhe subjektit që përfaqëson.”

Kusari ka pyetur, se me çfarë leje u prenë drunjët në parkun e qytetit, kush autorizoi prerjen e tyre dhe kush ekzekutoi prerjen.

Sipas saj, i gjithë zingjiri i zyrtarëve komunal të përfshirë në këtë krim mjedisor duhet të japin llogari.

“Llogari dhe përgjegjësi duhet të jap edhe Ministria e Mjedisit, Agjencioni i Pyjeve të Kosovës dhe zyra e Kryeministrit e cila ndan miliona Euro për pastrimin e Kosovës dhe krenohet se do të dënojë ata që ndotin mjedisin.

Por, për Kryetarin e Komunës dhe nënKryetarin e partisë çfarë ndëshkimi ka Kryeministri i Kosovës?!” përfundon shkrimi.