Milani i kthehet fitoreve dhe shpëton Montellan, Roma e heshtur merr tre pikë (Video)

Më në fund Milani i është kthyer fitoreve në Serie A, këtë herë ndaj Chievos me rezultat 1-4.

Pasi kjo ndeshje ishte jetë apo vdekje për të ardhmen e Vincenzo Montellas, lojtarët dhanë maksimumin që nga fillimi deri në fund.

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone dhe trajneri Vincenzo Montella para takimit. Foto: Getty Images

Milani shënoi me rastin e parë të mirë në takim, ishte Suso në minutën e 36-të që shënoi gol të bukur nga distanca. Në minutën e 42-të autogol shënoi Bostjan Cesar, dhe me rezultat 0-2 skuadrat shkuan në pushim.

Hakan Calhanoglu në minutën e 55-të shënoi pas një kundërsulmi, kurse vendasit u përgjigjën me anë të Valter Birsas në minutën e 61-të.

Perparim Hetemaj gjatë një aksioni për vendasit. Foto: Getty Images

Golin e qetësisë e shënoi Nikola Kalinic (65’) dhe përveç rastit të Andre Silvas në minutën e 82-të ishte një ndeshje e heshtur.

Pas kësaj fitore kuqezinjtë ngjitën në minutën e tetë me 16 pikë, kurse Chievo bie në të dhjetën me një pikë më pak.

Ndeshja e ardhshme e Milanit është ndaj Juventusit, kurse Chievo kundër Sampdorias.

Roma 1 – 0 Crotone

Roma vazhdoi me fitore në Serie A, këtë herë me një fitore minimale 1-0 ndaj Crotones.

Rezultati nuk ishte pasqyra e ndeshjes, pasi vendasit dominuan dukshëm nga fillimi deri në fund.

Goli i vetëm në takim u shënua nga Diego Perotti në minutën e 10-të.

Diego Perotti duke festuar golin në Stadio Olimpico. Foto: Getty Images

Vlen të theksohet se vendasit rrezikuan disa herë me anë të Edin Dzekos dhe Aleksandar Kolarov.

Roma vazhdon në vendin e pestë me 21 pikë, kurse Crotone në pozitën e 17-të me gjashtë pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga kryeqyteti është ndaj Bolognas, kurse Crotone kundër Fiorentinas. /Telegrafi/